Apartament 2+1 në shitje në Don Bosko, Tiranë – 95m², 300,000€
7
€300,000.00
Don Bosko, Tiranë
2 Dhoma
1 Banjo
95
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Apartament me dizajn ekskluziv dhe standard të lartë jetese, i kuruar në çdo detaj dhe i menduar për ata që kërkojnë elegancë, rehati dhe funksionalitet në një hapësirë të vetme.
Salla e ndenjes është e arreduar me stil modern, me divan komod, tavolinë qendrore me efekt mermeri dhe ndriçim dekorativ LED që krijon një atmosferë të ngrohtë dhe relaksuese. Vetratat e mëdha me perde dopio ofrojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe privatësi maksimale.
Mobilimi modern i porositur në Itali kombinon elegancën me komoditetin maksimal, ndërsa kuzhina është e kompletuar me elektroshtëpiake Siemens, duke ofruar teknologji dhe performancë premium.
Organizimi perfekt i apartamentit përfshin:
2 dhoma gjumi të mobiluara në mënyrë komode
1 tualet modern me dritare
1 ballkon të bollshëm
Ndriçimi është realizuar me marka cilësore dhe ambazhurë modernë, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe elegant në çdo hapësirë.
Apartamenti është i pajisur me sistem Smart Home, për kontroll inteligjent dhe komoditet maksimal në çdo moment.
✔️ Mundësi për post parkimi me çmim ekstra.
Një pronë unike për ata që kërkojnë luks dhe cilësi pa kompromis në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 27/03/2026Vizita të pronës: 258Çmimi për m2: €3,157.89
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni