Rezidenca turistike edhe rezidenciale ndodhet në bregdetin Shqiptar, në një zone unike dhe elitare, vetem 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Me vendodhje fantastike dhe pamjen shume te bukur, e ben nje nga vendet ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.“San Nicolas” ofron 2 plazhe te dedikuara, sherbime të ndryshme si ambiente tregtare, një Hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, Godinë sherbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopion xham, parapetet e ballakoneve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje – perëndim të cilat do ti japin një ndricim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.Vile e bashkangjitur dyshe në shitje 2 katshe me sipërfaqe ndërtimi 152.4 m2 + tokë nga 350 m2 duke perfshire dhe katin perdhe te viles, 2 postet e parkimit.Ne katin e pare ka 1 sallon, kuzhine dhe 1 tualetNe katin e siperm ka 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 verande
Veçori te pronës
Parkimi
Statistika
Data e publikimit: 21/09/2024Vizita të pronës: 11Çmimi për m2: €4,687.50