SHITET APARTAMENT 1+1 - ÇOLLAK, PRANE FARKES SE VOGEL
8
€110,000.00
Collak, Tiranë
1 Dhoma
1 Banjo
72
Pershkrimi i pronës
Apartament 1+1 për Shitje – Rr. Alajdin Frashëri, Tiranë
Në një nga zonat më të qeta dhe me zhvillim të shpejtë të Tiranës, ofrohet për shitje një apartament komod dhe funksional, ideal për banim ose investim.
Sipërfaqe neto: 64.40 m²
Sipërfaqe bruto: 71.8 m²
Tipologji: 1+1
Kati: 1 banim (mbi përdhe)
Dokumentacion: Me certifikatë pronësie
Apartamenti ndodhet në një pallat të ri 5-katësh dhe organizohet në mënyrë efikase: korridor shpërndarës, ambient gatimi dhe ngrënieje, një dhomë gjumi me dalje në ballkon, si dhe një tualet. Falë orientimit jug-perëndim, ambientet janë të ndriçuara natyralisht dhe me pamje të hapur.
Vendndodhje shumë e favorshme – vetëm 8 minuta larg TEG-ut dhe Liqenit të Farkës, me akses të drejtpërdrejtë në Unazën e Madhe Lindore. Zona ofron qetësi, ajër të pastër dhe afërsi me të gjitha shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme për një jetesë të rehatshme.
📌 Një mundësi ideale për banim cilësor ose investim afatgjatë.
📞 Na kontaktoni për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë!
Statistika
Data e publikimit: 04/05/2025Vizita të pronës: 3
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni