Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+8
Shitet Apartament 1+1 Bulevardi Ri (Park Avenue) !
Park Avenue, Bulevardi i Ri, Tiranë
Park Avenue, projekt i Orion Konstruktion, është pjesë e një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare, në një event që i kushtohet ekselencës globale në arkitekturë dhe qëndrueshmëri. BREEAM Awards përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e ndërtimit, ku vlerësohen projektet që vendosin standarde të reja në cilësi, inovacion dhe impakt afatgjatë. Përmes konceptit të tij ambicioz, ky projekt kapërcen pritshmëritë duke krijuar një sinergji harmonike midis zyrave moderne të biznesit, njësive tregtare dhe ndërtesave luksoze të banimit, të gjitha të ndërthurura me një përkushtim të jashtëzakonshëm përmes shesheve të gjera rekreative dhe hapësirave publike. Park Avenue gëzon një pozicion strategjik dhe kryesor përgjatë Bulevardit të Ri të Tiranës, duke u lidhur me unazat e qytetit. Park Avenue është i vetmi projekt që ofron pamje të plotë mbi parkun që do të ndërtohet në zonë sipas projektit të Bashkisë Tiranë, të përgatitur nga Grimshaw. Apartamenti që disponojmë për shitje ndodhet në katin e 7-të të banimit me ashensor. Sipërfaqja bruto 75m2 dhe sipërfaqe neto 65m2. Organizohet: - Sallon ndenjeje i bollshëm me ambientin e gatimit - Dhoma gjumi - Tualet - Ballkon (me akses nga salloni i ndenjes dhe pamje të lirë nga bulevardi) Për më shumë informacion na kontaktoni!
Data e publikimit: 24/03/2026Vizita të pronës: 319Çmimi për m2: €2,600
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni