Shitet Apartament 1+1 Bulevardi Ri (Park Avenue) !
12
€195,000.00
Park Avenue, Bulevardi i Ri, Tiranë
1 Dhoma
1 Banjo
75
Pershkrimi i pronës
Park Avenue, projekt i Orion Konstruktion, është pjesë e një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare, në një event që i kushtohet ekselencës globale në arkitekturë dhe qëndrueshmëri. BREEAM Awards përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e ndërtimit, ku vlerësohen projektet që vendosin standarde të reja në cilësi, inovacion dhe impakt afatgjatë.
Përmes konceptit të tij ambicioz, ky projekt kapërcen pritshmëritë duke krijuar një sinergji harmonike midis zyrave moderne të biznesit, njësive tregtare dhe ndërtesave luksoze të banimit, të gjitha të ndërthurura me një përkushtim të jashtëzakonshëm përmes shesheve të gjera rekreative dhe hapësirave publike.
Park Avenue gëzon një pozicion strategjik dhe kryesor përgjatë Bulevardit të Ri të Tiranës, duke u lidhur me unazat e qytetit. Park Avenue është i vetmi projekt që ofron pamje të plotë mbi parkun që do të ndërtohet në zonë sipas projektit të Bashkisë Tiranë, të përgatitur nga Grimshaw.
Apartamenti që disponojmë për shitje ndodhet në katin e 7-të të banimit me ashensor.
Sipërfaqja bruto 75 m2 dhe sipërfaqe neto 65 m2.
Organizohet:
- Sallon ndenjeje i bollshëm me ambientin e gatimit
- Dhoma gjumi
- Tualet
- Ballkon (me akses nga salloni i ndenjes dhe pamje të lirë nga bulevardi)
Për më shumë informacion na kontaktoni!
Veçori te pronës
Ballkon
Hapsire parkimi
Lulishte
Internet
Alarm
Lavatrice
Ngrohje qendrore
Lares enesh
Tharës robash
TV kabllor
Internet kabllor
Statistika
Data e publikimit: 24/03/2026Vizita të pronës: 33Çmimi për m2: €2,600.00
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni