Shitet Apartament 2+1+2 me Parkim me Çmim Ekstra – Bulevardi i Ri, Tiranë
5
€231,000.00
Orbital Apartments, Bulevardi i Ri, Tiranë
2 Dhoma
2 Banjo
105
Pershkrimi i pronës
Shitet Apartament 2+1+2 – Bulevardi i Ri, Tiranë
Në një nga zonat më të zhvilluara dhe me perspektivë të Tiranës, pranë Bulevardit të Ri, ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1+2 në kompleksin modern “Orbital Apartments”.
Kompleksi përbëhet nga 5 godina me lartësi nga 10 deri në 12 kate, të projektuara për të ofruar cilësi të lartë ndërtimi, funksionalitet dhe komoditet për banorët. Apartamenti ndodhet në zonën veriore të qytetit, rreth 1.6–1.7 km larg qendrës së Tiranës, me akses të shpejtë drejt akseve kryesore rrugore.
Zona karakterizohet nga densitet i ulët banesash, hapësira të gjera të hapura dhe pozicion strategjik midis rrugëve Jordan Misja, Filip Jano dhe Bulevardit të Ri të Tiranës (zgjatimi nga Zogu i Parë drejt Lumit të Tiranës), duke ofruar një ambient të qetë dhe të organizuar.
Të dhënat e apartamentit:
Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe totale: 105.14 m²
Sipërfaqe neto: 91.10 m²
Planimetri funksionale dhe ndriçim natyral
Parkim:
Post parkimi i disponueshëm
Çmimi i parkimit: 30,000 € (ekstra)
Apartamenti është ideal si për banim familjar, ashtu edhe për investim, falë zhvillimit të vazhdueshëm urban dhe rritjes së vazhdueshme të vlerës së zonës.
smart130201
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Lulishte
Internet
Alarm
Lavatrice
Ngrohje qendrore
Lares enesh
Tharës robash
Statistika
Data e publikimit: 08/01/2026Vizita të pronës: 221Çmimi për m2: €2,200.00
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni