Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Ne shitje apartament premium 1+1+2 Poste Parkimi, Ish-Blloku
Blloku, Tiranë
Në zemër të Bllokut, ofrojmë këtë apartament elegant me hapësira të bollshme dhe funksionale, ideal si për banim ashtu edhe si investim. Sipërfaqja totale: 154.1 m², Sipërfaqja e përbashkët: 24.05 m², Sipërfaqja neto: 130 m². Ambient prej 130 m² neto, i ndarë në mënyrë funksionale mes zonës ditore (kuzhinë e hapur, ambient ndenje) dhe zonës së fjetjes. Dritare të mëdha që sigurojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit Veri–Jug. Balkone/tarraca për ajrim dhe pamje. Parkim nëntokë. Kantinë vere, ideale si hapësirë shtesë ruajtjeje. Oxhak në zonën e ndenjes, për ngrohtësi dhe karakter. Veshje druri në panele muri, në korridor dhe dhoma. Parket dushku në formë hekagoni, në zonat kryesore të banimit. Mermer Sahara Noir në tualet dhe kuzhinë. Sistem audio dhe video i integruar. Ndriçim LED në ambient. Alarm zjarri dhe video-citofon për siguri hyrjeje. Izolim akustik i plotë dhe dritare me xham dopio për izolim termik. Sistem ngrohje/ftohje me inverter (VRF). Dressing/hapësirë veshjesh e integruar. Kuzhinë e pajisur me pajisje built-in. Pjesë e një zone me infrastrukturë të plotë — banka, dyqane, shkolla dhe transport publik në afërsi.
Data e publikimit: 11/08/2026Vizita të pronës: 281
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni