Bar Restaurant në shitje në Blloku, Tiranë – 170m², 70,000€
Restorant - Për Shitje - Blloku, Tiranë
3
€70,000.00
Blloku, Tiranë
170
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet Biznes restorant luksoz në një nga zonat më të njohura dhe dinamike të Tiranës, Ish-Blloku! Është një mundësi unike investimi për ata që kërkojnë të hyjnë në tregun e gastronomisë në zemrën e jetës urbane të kryeqytetit. Restoranti ndodhet në një pozicion të përkryer, me një dizajn modern dhe elegant, i cili ofron një ambient të rafinuar dhe komod për klientelën. Ka një histori të suksesshme në ofrimin e kuzhinës së klasit të lartë dhe një reputacion të shkëlqyer mes klientëve vendas dhe ndërkombëtarë. Kapaciteti i tij është i madh, dhe ofron mundësi për evente ekskluzive dhe darka private. Licenca dhe dokumentacion i plotë për të vijuar menjëherë aktivitetin. Sistem modern ventilimi dhe pajisje të kuzhinës me teknologjinë më të fundit. Klientelë e stabilizuar dhe rrjet i zhvilluar furnitorësh. Potencial i lartë rritjeje dhe zhvillimi i mëtejshëm i biznesit. Një rast i rrallë për të marrë në zotërim një markë të konsoliduar në zemër të një prej lagjeve më elitare të Tiranës.
Statistika
Data e publikimit: 24/07/2026Vizita të pronës: 223Çmimi për m2: €411.76
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni