Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Ne shitje apartament premium 2+1+2 Poste Parkimi, Ish-Blloku
Blloku, Tiranë
Në zemër të Bllokut, ofrojmë këtë apartament elegant me hapësira të bollshme dhe funksionale, ideal si për banim ashtu edhe si investim. Sipërfaqet: • Sipërfaqja totale: 154.1 m² • Sipërfaqja e përbashkët: 24.05 m² • Sipërfaqja neto: 130 m² Pse ky apartament? • Ambient i gjerë prej 130 m² neto, i ndarë në mënyrë funksionale mes zonës ditore (kuzhinë e hapur, ambient ndenje) dhe zonës së fjetjes me dhoma të veçanta e private • Dritare të mëdha që sigurojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit Veri–Jug • Balkone/tarraca për ajrim dhe pamje • Parkim nëntokë • Kantinë vere, ideale si hapësirë shtesë ruajtjeje • Oxhak në zonën e ndenjes, për ngrohtësi dhe karakter • Veshje druri në panele muri, në korridor dhe dhoma • Parket dushku në formë hekagoni, në zonat kryesore të banimit • Mermer Sahara Noir në banjo dhe kuzhinë • Sistem audio dhe video i integruar • Ndriçim LED në ambient • Alarm zjarri dhe video-citofon për siguri hyrjeje • Izolim akustik i plotë dhe dritare me xham dopio për izolim termik • Sistem ngrohje/ftohje me inverter (VRF) • Dressing/hapësirë veshjesh e integruar • Kuzhinë e pajisur me pajisje built-in Vendndodhja: Pjesë e një zone me infrastrukturë të plotë — banka, dyqane, shkolla dhe transport publik në afërsi — duke e bërë këtë apartament një zgjedhje ideale si për jetesë të përditshme, ashtu edhe si mundësi investimi me vlerë në rritje.
Data e publikimit: 10/07/2026Vizita të pronës: 322
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
