Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Shitje Biznesi-restorant!
Bllok, Tiranë
Në një prej zonave më të kërkuara të qytetit ne Bllok ofrojmë shitje biznesin Restorant, i pozicionuar në një pikë me shumë vizibilitet dhe qarkullim, ku ndër vite ka krijuar një klientelë të qëndrueshme. Që prej hapjes në vitin 2007, ky ambient ka funksionuar pa ndërprerje, duke u transformuar gradualisht në një vend të njohur për stabilitet, kujdes në detaje dhe shërbim të mirëstrukturuar. Atmosfera transmeton qetësi dhe finesë, falë kombinimit të ngjyrave të ngrohta, ndriçimit të zbutur dhe elementeve natyrale. Me sipërfaqe totale prej 180 m², hapësira është konceptuar në mënyrë funksionale me 14 tavolina të organizuara me distancë optimale dhe kapaciteti total arrin deri në 70 persona. Kuzhina është e pajisur plotësisht me pajisje profesionale. Tualetet, në total tre, janë të rikonstruktuara rishtaz dhe përmbushin standardet higjieno–sanitare të kërkuara.
Data e publikimit: 07/07/2026Vizita të pronës: 264Çmimi për m2: €389
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni