Magazine në shitje në Tiranë Industrial Park – 900m², 1,450,000€
Shesim Kapanon Tek Tirana Industrial Park !
1
€1,450,000.00
Tiranë Industrial Park, Autostrada Tiranë - Durrës, Tiranë
1 Dhoma
4 Banjo
900
Pershkrimi i pronës
Shesim kapanon ne Tirana Industrial Park, i ndodhur ne afersi te mbikalimit te Rinasit, ne rrugën dytësore përgjatë Autostradës Tiranë-Durrës,e cila është një arterie kryqëzimi destinacionesh shumë të rëndësishme, si Porti i Durrësit, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, Rruga e Kombit drejt Kosovës, si dhe drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet aksit rrugor Tiranë-Elbasan. TIP ka gjithashtu një pozicion strategjik për biznesin, me një rreze të shkurtër, shërbimesh, pagesash dhe doganash të cilat i përkasin logjistikës. Ky Park Industrial dhe Logjistik, shtrihet në një siperfaqe prej rreth 136 ha, duke shërbyer si një hapësirë e gjerë dhe e dedikuar njësive të mëdha, në këtë rast kapanoneve industriale dhe logjistike, të cilat pjesën ballore të tyre e kanë të mirë-projektuar për të funksionuar si zyra apo hapësira ekspozimi (showroom). Sipërfaqja totale e Tirana Industrial Park është 76.000m². Kapanoni mund të shërbejë për magazinim dhe ekspozim apo shitje si dhe prodhim i industrive të lehta (fazon ose tekstile, apo lloje biznesesh te ndryshme). Kapanoni eshte me sipërfaqe 1100m² x12m lartësi, ku nga keto : magazina 700m² + 200m² showroom dhe ambiente zyrash dhe 2 tualete ne katin e pare, dhe 200m2 zyra , ambiente kuzhine , dhe 2 tualete ne katin e dyte. Per me shume informacion, kontakto tani!
Veçori te pronës
Internet
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 25/11/2025Vizita të pronës: 490Çmimi për m2: €1,611.11
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni