Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Astir Shesim Njesi Komerciale+biznes Kancelarie
Astir, Tiranë
SHITET AMBIENT KOMERCIAL NË PRONËSI + BIZNES KANCELARI NË GJENDJE PUNE Shitet ambient komercial në pronësi, me sipërfaqe 31 m², së bashku me biznesin e kancelarisë që aktualisht ushtron aktivitetin në të. Pozicionohet shumë pranë rrugës kryesore, duke ofruar akses të lehtë dhe dukshmëri të mirë për aktivitetin tregtar. Prona përbën një mundësi të mirë investimi, pasi përfshin një ambient të investuar dhe të organizuar, si dhe një biznes funksional, me klientelë të rregullt dhe aktivitet të konsoliduar. Karakteristikat e pronës dhe investimet në ambient: - Sipërfaqe prej 31 m² - Fasada xhami - Tavan i varur dhe ndriçim i investuar - Rafte dhe mobilim funksional - Kondicioner - Tualet inkaso - Sistem kamerash sigurie - Sistem audio - Hapësirë e vogël magazinimi Biznesi i kancelarisë përfshin aktivitet në gjendje pune, produkte kancelarike, shërbime printimi dhe fotokopjimi, kontrata me furnitorë, kompjuter, printer, pajisje, faqe aktive në rrjetet sociale dhe inventarin ekzistues të përfshirë në shitje. Prona dhe biznesi shiten së bashku. Çmimi përfshin ambientin në pronësi, biznesin, pajisjet dhe inventarin ekzistues.
Data e publikimit: 21/10/2026Vizita të pronës: 83Çmimi për m2: €2,969
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni