Shitet Vilë Unike në Qeha-Shytaj – Vetëm 13 minuta larg Tiranës, pranë Equos Resort
Prona ka një sipërfaqe trualli prej 2020 m² dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 420 m², e pajisur me dokumentacion të rregullt hipotekor.
Vila është projektuar nga një studio e njohur arkitekture dhe ofron një cilësi të lartë ndërtimi dhe rifiniturash.
Organizimi i vilës:
Kati i parë: Sallon ndenjeje me pamje panoramike të natyrës, kuzhinë gatimi, ambient ngrënieje, një tualet dhe një dhomë miqsh.
Kati i dytë: 3 dhoma gjumi, 2 tualete, lavanderi, 2 garderoba (walk-in closet), një depo dhe një ballkon.
Karakteristika të veçanta të pronës:
Sistem ngrohje/ftohje multisplit GREE
Oxhak xhami Hitze
Fasada alumini me dopio xham termik
Pllaka, hidrosanitare dhe rakorderi Porcelanosa
Instalime elektrike Albaelectricca
Kuzhinë SMEG
Oborri është i sistemuar me investime cilësore, përfshirë ullinj shekullorë dhe gjelbërim të mirëmbajtur.
Kjo vilë përfaqëson një kombinim harmonik midis arkitekturës moderne dhe një pamjeje të mrekullueshme panoramike të lumit Erzen. Stili unik dhe vendndodhja e bëjnë pronën të veçantë dhe të rrallë në treg.
Për më shumë informacion dhe vizitë në pronë, kontaktoni:
069 63 04 003
Statistika
Data e publikimit: 05/06/2025Vizita të pronës: 27
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni