Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




Shitet Resort Me Leje Zhvillimi Ne Razem!
Razëm, Shkodër
Resort ekskluziv për shitje në Razëm – me leje zhvillimi të miratuar. Ofrohet për shitje një pronë unike me sipërfaqe totale prej 10,000 m², e pozicionuar në zemër të natyrës alpine të Razmës. Prona disponon leje zhvillimi të miratuar, duke e bërë një mundësi të sigurt dhe të gatshme për investim të menjëhershëm. Detaje të projektit përfshijnë kompleks me vileta turistike të projektuara në harmoni me natyrën përreth, restorant panoramik me kapacitet të konsiderueshëm, park rekreativ dhe hapësira të gjelbra për relaks dhe aktivitete në natyrë, si dhe infrastrukturë të planifikuar për parkim dhe shërbime mbështetëse. Avantazhet kryesore janë lokacioni strategjik në një nga zonat turistike më të preferuara malore në Shqipëri, ambienti i qetë, ajri i pastër, pamjet mahnitëse dhe potenciali i lartë zhvillimor për turizëm elitar dhe eko-turizëm. Investim i sigurt me dokumentacion të rregullt dhe leje të aprovuar.
Data e publikimit: 20/04/2026Vizita të pronës: 445Çmimi për m2: €129
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni