Shitet apartament modern me sipërfaqe prej 105.5 m2, i vendosur në katin e tretë të një pallati të ri dhe të mirëmenaxhuar, me ashensor, në Sarandë. Ky apartament është i investuar në tërësi dhe ofron dy hapsira të veçanta me hyrje të ndara. Një pjesë e apartamentit përfshin një dhomë gjumi, një dhomë ndenjeje, një banjo dhe ballkon të gjerë. Pjesa tjetër është përshtatur si studio me të gjitha pajisjet e nevojshme për një qëndrim komod, një tualet dhe ballkon. Të dy seksionet e apartamentit kanë hyrje të përbashkët. Prona është e arreduar në mënyrë bashkëkohore me mobilje moderne. Ky apartament ofron një mundësi të shkëlqyer investimi, i përshtatshëm për përdorim gjatë sezonit të verës ose banim gjithëvjetor, duke qenë se është shumë pranë qendrës së qytetit. Ne jemi të gatshëm të ju ofrojmë informacion të mëtejshëm nëse jeni të interesuar!
Statistika
Data e publikimit: 26/10/2023Vizita të pronës: 79Çmimi për m2: €1,981.13
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni