Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+13
Hotel në shitje në Sarandë – Mundësi unike investimi pranë detit
Pranë Detit, Sarandë
Hotel në shitje në Sarandë – Mundësi unike investimi pranë detit Ofrohet për shitje një hotel funksional dhe plotësisht operativ në Sarandë, një nga destinacionet turistike më të preferuara në jug të Shqipërisë. I pozicionuar vetëm 50 metra nga plazhi (rreth 2 minuta në këmbë), hoteli përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët që kërkojnë një biznes të konsoliduar, me reputacion të ndërtuar dhe potencial të lartë zhvillimi. I ndërtuar dhe mobiluar në vitin 2019, objekti është mirëmbajtur vazhdimisht dhe ndodhet në gjendje të shkëlqyer teknike dhe funksionale, pa pasur nevojë për investime shtesë. Aktiviteti mund të vazhdojë menjëherë pas blerjes. Të dhënat e pronës Sipërfaqe trualli: 534 m² Sipërfaqe totale ndërtimi: 565 m² Certifikatë pronësie 13 dhoma akomodimi aktualisht në funksion Organizimi i objektit Kati përdhe (100 m²) Restorant 2 tualete Lavanderi Depo Dhomë stafi (Ambient akomodimi për 4 persona) Kati i parë (155 m²) 4 dhoma akomodimi (2 matrimoniale dhe 2 familjare) Recepsion Kati i dytë (155 m²) 5 dhoma (3 matrimoniale dhe 2 familjare) Kati i tretë (155 m²) 4 dhoma (1 matrimoniale, 2 familjare dhe 1 suitë) Ambientet e jashtme Pishinë 40 m² Zonë relaksi e mbuluar me pergolë Bar pranë pishinës 10 vende parkimi 10 shezllone Potencial zhvillimi Prona është aktualisht në fazë zgjerimi me ndërtimin e katit të katërt, i cili do të përfshijë dhoma të reja akomodimi, verandë dhe papafingo. Pas përfundimit të investimit, kapaciteti total do të arrijë në 21 dhoma, duke rritur ndjeshëm potencialin e të ardhurave dhe vlerën e pronës. Reputacion i dëshmuar Hoteli gëzon një reputacion të shkëlqyer në tregun turistik, me mbi 650 + vlerësime në Booking dhe një notë mesatare prej 9.6/10, duke u renditur ndër strukturat më të vlerësuara në zonë. Ky është një investim ideal për ata që kërkojnë një hotel aktiv, me standard të lartë shërbimi, klientelë të krijuar, pozicion strategjik pranë detit dhe perspektivë të fortë rritjeje në një nga tregjet turistike më dinamike të Shqipërisë. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
Data e publikimit: 18/06/2026Vizita të pronës: 289Çmimi për m2: €4,425
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni