Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+12
Apartament 3+1+2 për Shitje në Pogradec | Pranë Parkut të Drilonit | Pamje nga Liqeni | 150 m²
Pranë Parkut të Drilonit, Pogradec
Çmimi: 185,000 € Po kërkoni një apartament për shitje në Pogradec në një nga zonat më të kërkuara turistike? Ky apartament modern ndodhet vetëm 1 minutë nga Parku i Drilonit, pranë Hotel Drilonit dhe ofron pamje spektakolare nga Liqeni i Drilonit. Karakteristikat e apartamentit Sipërfaqe totale: 150 m² Kati i 2-të, me ashensor 3 dhoma gjumi 2 tualete 2 ballkone të mëdha me pamje direkte nga Liqeni i Drilonit Sallon dhe kuzhinë open-space, me ndriçim natyral Totalisht i investuar me mobilim cilësor Sistem ngrohjeje i instaluar Vendndodhje premium në Pogradec Apartamenti ndodhet në zemër të zonës turistike të Drilonit, pranë parkut, liqenit, restoranteve dhe atraksioneve kryesore të Pogradecit. Zona ofron qetësi, natyrë dhe një panoramë unike gjatë gjithë vitit. Investim me kthim të lartë Ky apartament është zgjedhja ideale si banesë familjare ose si investim në Pogradec, pasi jepet lehtësisht me qira në platforma si Booking dhe Airbnb gjatë sezonit veror dhe dimëror. Mos e humbisni këtë mundësi për të blerë një apartament modern pranë Parkut të Drilonit, me pamje nga liqeni dhe në një nga lokacionet më të preferuara të Pogradecit.
Data e publikimit: 25/07/2026Vizita të pronës: 497Çmimi për m2: €1,233
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni