Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





Duplex 2+1 në Drilon, vetëm 120 m nga Liqeni i Ohrit
Drilon, Pogradec
Në zonën turistike të Drilonit, në qytetin e Pogradec, ofrohet për shitje një duplex 2+1, ideal si për banim ashtu edhe për investim pushimi, vetëm 120 metra larg nga Liqeni i Ohrit. Prona është e organizuar në dy kate funksionale: kati përdhe me sallon të bollshëm, kuzhinë të integruar dhe një tualet dite; kati i parë me dy dhoma gjumi me dalje në ballkon dhe një tualet. Duplex-i disponon gjithashtu një oborr privat prej 30 m² dhe 1 post parkimi. Pozicioni në një nga zonat më të kërkuara turistike të juglindjes së Shqipërisë e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi, me akses të shpejtë në natyrë, qetësi dhe ajër të pastër.
Data e publikimit: 14/09/2026Vizita të pronës: 270Çmimi për m2: €1,522
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni