Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Çmimi u ul me 7%
Vilë - Për Shitje - Palasë, Bregdeti Jon
Palasë, San Nicolas, Vlorë
Vila ndodhet në një kompleks rezidencial dhe turistik në Palasë, Bregdeti Jon, me pamje nga deti. San Nicolas ofron 2 plazhe të dedikuara, ambiente tregtare, hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, godinë shërbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qendër sportive, vijë bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve europiane, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi dhe gjelbërim. Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik me dopio xham, parapete ballkonesh me xham, veshje të mureve me gurë të zonës dhe orientim lindje-perëndim. Vilë e bashkangjitur dyshe në shitje, 2-katëshe, me sipërfaqe ndërtimi 152.4 m2. Përfshin 2 poste parkimi. Në katin e parë ka 1 sallon, kuzhinë dhe 1 tualet. Në katin e sipërm ka 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 verandë. Kompleksi është në fazë përfundimtare punimesh.
Data e publikimit: 06/08/2026Vizita të pronës: 296Çmimi për m2: €4,605
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni