Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+3
Vilë 2-Katëshe për shitje, Dhërmi
Bregdeti Jon, Palasë, Vlorë
Vilë 2-katëshe për shitje, Dhërmi. Një rezidencë moderne me dizajn arkitektonik bashkëkohor dhe organizim funksional të brendshëm e të jashtëm, që ofron rehati dhe privatësi maksimale. Të dhëna teknike: sipërfaqe totale ndërtimi 139.7 m², sipërfaqe e brendshme kati përdhe 65.3 m², sipërfaqe e brendshme kati i parë 69 m², sipërfaqe ballkoni 5.4 m², sipërfaqe verandë 21 m², sipërfaqe pishine 21 m², sipërfaqe parcele 183 233 m², 2 poste parkimi të jashtëm. Përparësitë e tipologjisë: vilë me oborr privat pa kontakt të drejtpërdrejtë me vilat fqinje, privatësi e garantuar përmes gjelbërimit dhe murit gjysmë transparent, orientim optimal që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, pishinë private dhe dushe të jashtme funksionale, mundësi për kuzhinë të jashtme dhe barbecue, planimetri fleksibël me opsionin 3+1, si dhe mundësi për ndarje të pavarur të kateve në njësi të veçanta banimi. Projekti Orion, me arkitekturë moderne, hapësira të gjera dhe jetesë të harmonizuar me natyrën.
Data e publikimit: 28/04/2026Vizita të pronës: 449Çmimi për m2: €6,429
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni