Century 21 Select
Qendër - photos
Qendër - photos
Qendër - photos
Qendër - photos

+18

Kontakto per çmimin

Vilë 2+1 në shitje në Qendër, Ndroq – 316m² – Unike Ndroqit

Vilë unike për shitje në qendër të Ndroqit

Qendër, Ndroq, Tiranë

2 Dhoma
2 Banjo
316
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Vilë unike për shitje në qendër të Ndroqit! Në një pozicion të qetë, me pamje të hapura dhe ajër të pastër, ofrohet për shitje një vilë e veçantë, e ndërtuar me kujdes të jashtëzakonshëm dhe me vëmendje në çdo detaj. Prona shtrihet mbi një truall prej 400 m², me 130 m² sipërfaqe ndërtimi në bazë dhe rreth 320 m² sipërfaqe banimi. Vila nuk është banuar asnjëherë dhe ofrohet pjesërisht e mobiluar. Ndërtimi i saj ka zgjatur rreth 5–6 vite, pasi çdo element është realizuar me përkushtim, duke përdorur materiale dhe punime që i japin pronës një karakter të fortë dhe të përjetshëm. Në ambientet e saj dominojnë guri dekorativ, druri dhe punimet artizanale në hekur, të realizuara me kujdes dhe cilësi, duke e diferencuar pronën nga ndërtimet standarde moderne. Prona është plotësisht e rrethuar me mur, disponon 2 puse uji dhe ofron një nivel të lartë privatësie dhe qetësie. Pamjet e hapura, ambienti i qetë dhe ajri i pastër e bëjnë këtë vilë një zgjedhje ideale për dikë që vlerëson cilësinë e ndërtimit, mjeshtërinë artizanale dhe karakterin autentik të një prone. Hapësira e jashtme ofron gjithashtu potencial për zhvillim të mëtejshëm, përfshirë mundësinë e shtimit të një pishine apo ambienteve të tjera rekreative. Një pronë e krijuar për ata që kërkojnë diçka më shumë se një shtëpi, një rezidencë me identitet, privatësi dhe vlerë afatgjatë. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.


Statistika

Data e publikimit: 08/10/2026Vizita të pronës: 22


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta


Agjenti

Century 21 Select

Dërgoja një miku