Shitet vila super në Lagjen Kadri Qystri, Shkolla 4 Deshmoret, Lushnje. Kjo vilë me sipërfaqe totale prej 510 m² ofron ndarje komode dhe funksionale me 5 dhoma gjumi dhe 3 banjo. Kati i parë përmban 2 dhoma gjumi, një banjo dhe një sallon ndenjeje të bollshëm. Kati i dytë përfshin një dhomë gjumi të madhe, një banjo dhe një tjetër sallon ndenjeje. Papafingo e koduar me dru në katin e tretë ka 2 dhoma gjumi për fëmijë dhe një banjo. Vila është e rrethuar nga një oborr prej 240 m² dhe ka një strehë druri për parkimin e automjeteve. E investuar me materiale cilësore, ajo ka dokumentacion të rregullt hipotekor. Mos e humbisni mundësinë për të zotëruar këtë pronë të shkëlqyer. Për informacion më të hollësishëm dhe për të organizuar një vizitë, kontaktoni 068 955 1 555
Veçori te pronës
Alarm
Ballkon
Internet kabllor
TV kabllor
Statistika
Data e publikimit: 17/12/2025Vizita të pronës: 401Çmimi për m2: €981.48
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni