Vilë në shitje Lundër, Rezidencën Rolling Hills 2 - Lundër!
3
€1,400,000.00
Rezidencën Rolling Hills 2 - Lundër!, Lundër, Tiranë
5 Dhoma
4 Banjo
906
Pershkrimi i pronës
Shitet Vilë me Pishinë në Rezidencën Rolling Hills 2 - Lundër!
Tirana, Albania
Çmimi: 1,400,000 €
Rezidenca Rolling Hills 2 është vazhdimi i një projekti prestigjioz, që ndodhet në një komunitet ekskluziv dhe të qetë, vetëm 8 km larg Sheshit 'Skënderbej', në kodrat e gjelbra të Lundrës.
Ky projekt ofron një stil jetese autentik dhe të pasur, në një ambient natyral dhe relaksues. Vilat janë dizajnuar me respekt për relievin natyror dhe orientimin e rrezeve të diellit, duke përdorur materiale dhe standarde të larta në projektim dhe ndërtim. Çdo detaj është menduar për të ofruar maksimumin e komoditetit dhe privatësisë.
Fale vendndodhjes larg zhurmës urbane dhe smogut, vila ofron pamje mahnitëse të lindjes dhe perëndimit të diellit, si dhe një panoramë të jashtëzakonshme nga Kalaja e Petrelës deri te Mali i Dajtit.
Përshkrimi i Vilës:
Sipërfaqja e Truallit: 516 m², përfshin një pishinë të jashtme.
Sipërfaqja e Ndërtesës: 391 m²
Organizimi i Hapësirës:
Kati nëntokë (85 m²): - Ambient open space - Lavanderi - Ambient teknik - Një tualet
Kati përdhe (165.6 m²): - Dhomë ndenjeje - Dhomë ngrënieje - Ambient gatimi - Dhomë gjumi për vizitorë - Tualet - Tualet+Garderobë dite - Verandë e mbuluar
Kati i parë (140 m²): - Dhomë martesore + Tualet + Garderobë - Dhoma 1 + Garderobë + Tualet - Dhoma 2 + Garderobë + Tualet - 2 Veranda (13 m² dhe 5 m²)
Për më shumë informacion dhe për të planifikuar një vizitë, ju lutem më kontaktoni në numrin +355 068 201 9418!
Statistika
Data e publikimit: 10/08/2024Vizita të pronës: 30Çmimi për m2: €1,545.25