Tokë në shitje në Autostrada e Laçit, Lezhë – 275,000€
Tokë per shitje 7,500 m² buzë Autostradës në Laç – Perfekte për Showroom & Kapanone
1
€275,000.00
Autostrada e Laçit, Lezhë
7500
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Pronë në shitje buze autostradës së Laçit. Ofrohet për shitje një pronë me potencial të lartë zhvillimi, e pozicionuar buzë autostradës së Laçit, një zonë me qarkullim të lartë dhe akses të menjëhershëm në rrugët kryesore. Prona ka një sipërfaqe totale prej 7,500 m² tokë, nga të cilat 998 m² janë truall, dhe përfshin një ndërtese ekzistuese prej 130 m². Vendndodhja strategjike e bën këtë pronë shumë të përshtatshme për aktivitete biznesi që kërkojnë ekspozim dhe akses të lehtë. Falë hapësirës së bollshme dhe pozicionimit optimal, prona është ideale për ndërtim kapanonesh industriale, showroom automjetesh, magazinim dhe logjistikë, si dhe aktivitete tregtare ose prodhuese. Fasada buzë autostradës ofron vizibilitet maksimal, duke e kthyer këtë pronë në një mundësi të shkëlqyer për biznese që kërkojnë prezencë të fortë dhe akses të drejtpërdrejtë. Avantazhe kryesore: lokacion strategjik me qarkullim të lartë, sipërfaqe e madhe toke për zhvillim, akses i lehtë për mjete të tonazhit të rëndë. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, na kontaktoni.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 16/04/2026Vizita të pronës: 377
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni