Vilë 3+1 në shitje në Spille, Kavajë – 167m², 330,000€
Orange Prive"rezidenca E Pare Private Me Vila Luksi Ne Zemer Te Spillese!!!
38
€330,000.00
Spille, Kavajë
3 Dhoma
2 Banjo
167
Pershkrimi i pronës
Mes gjelbërimit të ullinjve dhe qetësisë së kodrave, po merr formë një projekt unik, Orange Privè luxury villas: një kompleks me 6 vila individuale. Çdo vilë ka sipërfaqe ndërtimi 167 m², e organizuar në 2 kate, rooftop 80 m² me pamje nga kodrinat dhe deti, si dhe sipërfaqe trualli 350 m². Vila ka pishinë private individuale. Kati përdhe përfshin ambient ndenjeje open space me dalje në zonën e pishinës dhe kopshtit, një dhomë gjumi dhe një tualet. Kati i parë ka 2 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka dalje në ballkon, lavanderi dhe një tualet. Rooftopi është i shfrytëzueshëm me gjelbërim dhe arredim të jashtëm. Përfshihen vetrata termike S560, dyer të kombinuara filomur, ndriçim i kompletuar me abazhurë dhe ambiente të jashtme të rregulluara. Vetëm 600 metra nga deti, rezidenca ofron privatësi, elegancë dhe stil jetese mesdhetar në Spille.
Veçori te pronës
Lulishte
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 11/09/2026Vizita të pronës: 63Çmimi për m2: €1,976.05
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni