Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+14
Shitet Vilë 3-Katëshe në Qerret, Kavajë!
Qerret, Kavajë, Durrës
Vila ndodhet në një kompleks të qetë dhe të gjelbëruar mes pishave në zonën e Qerretit, vetëm 2 minuta larg detit dhe rrugës kryesore. E përkryer si shtëpi pushimi, kjo pronë ofron rehati, hapësirë dhe stil. Sipërfaqe ndërtimi: 140 m². Sipërfaqe totale trualli: 229 m². Ka 3 dhoma gjumi, 3 tualete, sallon të gjerë dhe kuzhinë funksionale. Përfshin parkim të personalizuar për 2 vende dhe oborr të sistemuar me gjelbërim e dekorime. Vila ka 3 kate. Kati i parë: sallon i ndriçuar natyrshëm, ambient gatimi, tualet dhe dalje në verandë e në oborr. Kati i dytë: dy dhoma gjumi dhe një tualet. Kati i tretë: një dhomë gjumi e madhe me tualet privat dhe verandë të bollshme. Prona është plotësisht e mobiluar. Dritaret e mëdha ofrojnë ndriçim natyral dhe arredimi kombinon ngjyra të ngrohta me elementë modernë. Oborri është i përshtatshëm për relaks ose pritje miqsh. Ka hipotekë.
Data e publikimit: 04/11/2026Vizita të pronës: 15Çmimi për m2: €1,725
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

