Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+3
Shitet Apartament 1+1 Me Verande - Seastra Residence - Qerret!
Seastra Residence, Qerret, Kavajë, Durrës
Apartament 1+1 me verandë në Seastra Residence, Qerret, Kavajë. Seastra është një projekt rezidencial ekskluziv me arkitekturë organike, i përbërë nga katër godina banimi me 11 kate mbi tokë dhe dy nivele nëntokësore të dedikuara për vende parkimi. Rezidenca do të ofrojë pishinë për banorët dhe hotelin. Ndodhet 300 m nga deti, pranë Palm Paradise, 17 km nga Porti i Durrësit, 40 km nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe 50 km nga Tirana. Punimet janë në fazën e themeleve dhe përfundimi është planifikuar për maj 2029. Kushtet e pagesës: 1% për rezervimin, 30% në nënshkrimin e kontratës, gjashtë këste nga 10% çdo pesë muaj, 5% në dorëzimin e çelësave dhe 5% me pajisjen e certifikatës së pronësisë. Apartamenti ka sipërfaqe totale 57 m², sipërfaqe të brendshme 43 m², një dhomë gjumi, një tualet dhe ndodhet në katin e nëntë. Në ndërtim. Nuk ka hipotekë aktualisht.
Data e publikimit: 02/11/2026Vizita të pronës: 42Çmimi për m2: €3,834
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni