Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Shitet Vilë Premium Me Pishinë – Marea Resort, Qerret
Qerret, Marea Resort, Kavajë, Durrës
Një pronë ekskluzive në një nga komplekset më të preferuara të zonës së Qerretit, e pozicionuar në vijë të dytë me detin, në kompleksin rezidencial Marea. Vila është projektuar për të ofruar komoditet, privatësi dhe një standard të lartë jetese, duke ndërthurur arkitekturën moderne me hapësirat e dedikuara për relaks dhe argëtim. Vilë individuale me 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 176 m² dhe sipërfaqe trualli 406 m². Ka 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete, pishinë private dhe hapësirë të jashtme të dedikuar për relaks dhe privatësi. Prona ka certifikatë pronësie (hipotekë). Përfshin parket druri cilësor me sistem ngrohjeje nën dysheme, sistem kondicionimi Chiller dhe ambient të jashtëm të mirëorganizuar që garanton privatësi dhe qetësi. Një mundësi ideale për rezidencë pushimi pranë detit ose investim në një zonë me potencial të lartë turistik.
Data e publikimit: 12/11/2026Vizita të pronës: 8Çmimi për m2: €4,063
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni