Vilë 3+1 në shitje në Triad Residence, Kavajë – 184m², 300,000€
Vila Moderne Premium në Golem per shitje – Mundësia Ideale për Banim ose Investim!
5
€300,000.00
Triad Residence, Golem, Kavajë, Durrës
3 Dhoma
2 Banjo
184
Pershkrimi i pronës
Në një nga zonat më të preferuara të bregdetit shqiptar, Golem, prezantojmë TRIAD RESIDENCE, një projekt rezidencial modern i përbërë nga 3 vila ekskluzive, të projektuara për të ofruar luks, privatësi dhe komoditet maksimal. Ajo që e bën këtë projekt unik është mundësia që organizimi i ambienteve të brendshme të realizohet sipas dëshirës së klientit, duke ju dhënë lirinë të krijoni shtëpinë ideale sipas stilit dhe nevojave tuaja. KATI 0 – Garazh & Oborr Privat: Sipërfaqe apartamenti 36.83 m², Garazh privat 36.83 m², Oborr privat 110 m². Garazh i bollshëm me hyrje të dedikuar. Oborr privat ideal për kënd relaksi, pishinë, kopsht ose ambient lojërash për fëmijët. Ambienti mund të organizohet edhe si studio, palestër ose hapësirë multifunksionale. KATI I PARË – Ambienti i Ditës: Sipërfaqe 73.67 m², Ballkon 8.50 m². Sallon modern dhe i bollshëm, ambient ngrënieje, kuzhinë funksionale me koncept bashkëkohor, tualet dite, ballkon me ndriçim natyral. Organizimi mund të personalizohet sipas preferencës së blerësit. KATI I DYTË – Zona e Natës: Sipërfaqe 73.67 m², Ballkon 8.50 m². Dhoma matrimoniale, dhomë për fëmijë ose miq, gardërobë, banjo moderne, ballkon privat. Edhe ky kat mund të organizohet plotësisht sipas kërkesave të klientit. KATI I TRETË – Verandë Panoramike: Sipërfaqe 75.38 m². Ambient ideal për kënd relaksi, kuzhinë verore, jacuzzi, barbecue, hapësirë për evente familjare. Çmimi: 300,000 € për vilë. Mos humbisni mundësinë për të qenë pronar i një vile moderne në një nga projektet më ekskluzive të Golemit.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 11/07/2026Vizita të pronës: 155Çmimi për m2: €1,630.43
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni