Apartament 1+1 në shitje në Plazhi i Potamit, Himarë – 58m², 225,000€
Himare Shesim Super Apartament 1+1 Me Pamje Nga Deti , 30 Metra Distance Nga Deti
11
€225,000.00
Plazhi i Potamit, Potam, Himarë, Vlorë
1 Dhoma
1 Banjo
58
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet apartament 1+1 në Potam, Himarë, vetëm 30 metra nga deti, në një nga zonat më ekskluzive dhe më të kërkuara të rivierës shqiptare. Apartamenti ka 50.9 m² sipërfaqe neto dhe 58.3 m² sipërfaqe bruto, ndodhet në katin e 5-të me ashensor dhe ofron pamje të mrekullueshme nga deti. Prona është e investuar, shitet e mobiluar dhe është gati për banim ose investim. Organizimi: Sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, 1 dhomë gjumi, Tualet me paratualet, Ballkon me pamje nga deti. Karakteristikat kryesore: Vetëm 30 metra nga deti, Kati i 5-të me ashensor, Dysheme PVC me sistem ngrohjeje, Kondicioner inverter, Lavatriçe dhe tharëse rrobash, I investuar dhe gati për banim. Apartamenti ndodhet në një zonë shumë të qetë, një nga më të preferuarat në Potam, duke ofruar kombinimin ideal të qetësisë, afërsisë me plazhin dhe pamjes panoramike nga deti. Prona të tilla dalin shumë rrallë në treg, duke e bërë këtë një mundësi të shkëlqyer si për banim, ashtu edhe për investim me potencial të lartë për qira sezonale.
Veçori te pronës
elevator
Ballkon
Lavatrice
Statistika
Data e publikimit: 28/07/2026Vizita të pronës: 336Çmimi për m2: €3,879.31
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni