Shitet Vilë – Vala Mar Residence, Hamallaj
Ofrohet për shitje një vilë ekskluzive në një nga rezidencat më të kërkuara bregdetare të Shqipërisë, Vala Mar Residence, Hamallaj. Prona ka një sipërfaqe totale prej 500 m² dhe është e organizuar në dy kate, duke ofruar hapësira të bollshme dhe funksionale për një jetesë moderne dhe komode.
Organizimi i vilës:
• Kati i parë: tipologji 1+1, me sallon, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe 1 tualet.
• Kati i dytë: tipologji 3+2, me tre dhoma gjumi, sallon të bollshëm, 2 tualete dhe një verandë të madhe me pamje panoramike nga deti.
Prona disponon gjithashtu një oborr privat, i cili ofron hapësirë të gjelbëruar dhe mundësi për relaksim apo aktivitete në natyrë. Vendndodhja brenda rezidencës garanton siguri, qetësi dhe akses të lehtë në plazh.
Detaje kryesore:
• Sipërfaqe totale: 500 m²
• Dy kate funksionalë
• Tipologji: 1+1 në katin e parë, 3+2 në katin e dytë
• Oborr privat
• Verandë e madhe me pamje nga deti
Çmimi: 950,000 €
Kjo vilë përfaqëson një mundësi unike investimi dhe banimi në një nga zonat më elitare bregdetare të vendit.
Për më shumë informacion dhe për të organizuar vizita në terren, kontaktoni:
+355 69 428 6063
Britalb Properties
The hunt ends here!
Statistika
Data e publikimit: 17/09/2025Vizita të pronës: 354
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni