Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+16
Apartament 2+1 Në Shitje | Nova Residence, Golem!
Golem, Nova Residence, Durrës
Një hapësirë e re për të shijuar jetën pranë detit! Apartament tipologji 2+1 në Nova Residence, Golem, një mundësi ideale për ata që dëshirojnë të kenë një shtëpi pranë detit, në një ambient bashkëkohor dhe në një kompleks rezidencial të mirëorganizuar. Me një sipërfaqe bruto prej 91.10 m², apartamenti ndodhet në katin e katërt të një godine 6-katëshe dhe ofron një organizim funksional dhe komod të hapësirave të banimit. Apartamenti organizohet në një ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi, një tualet dhe një ballkon me dalje nga njëra prej dhomave të gjumit. Orientimi perëndimor mundëson shfrytëzimin e dritës natyrale gjatë orëve të pasdites. Prona ndodhet vetëm 250 metra në vijë ajrore nga deti. Nova Residence ofron një koncept bashkëkohor banimi; kompleksi ka ashensor dhe administrim. Apartamenti është aktualisht në proces ndërtimi, me përfundim të parashikuar në verën e vitit 2027. Dorëzohet i pamobiluar. Parkimi mund të blihet me çmim të veçantë. Çmimi i shitjes: 127,540 €.
Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 52Çmimi për m2: €1,402
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni