VIZION 3 RESIDENCE – MALI I ROBIT, GOLEM
PRONË E RE | GARSONIERE | 1+1 | 2+1 | LOFT
Vizion 3 Residence është një projekt i ri rezidencial i pozicionuar në Mali i Robit, Golem, një nga zonat më të kërkuara të bregdetit të Durrësit dhe një destinacion me potencial të lartë për banim, pushime dhe investim.
Projekti vijon konceptin Vizion Residence, pas zhvillimeve të mëparshme Vizion 1 dhe Vizion 2, duke ofruar një përzgjedhje të gjerë tipologjish dhe planimetrish për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të klientëve.
Në Vizion 3 Residence mund të gjeni garsoniere/studio, apartamente 1+1, 2+1 dhe loft. Tipologjitë ofrohen në sipërfaqe dhe pozicione të ndryshme, në varësi të disponueshmërisë.
Vizion 3 Residence ofron çmime preferenciale në varësi të mënyrës së pagesës: 1,200 €/m² me skemë këstesh duke filluar nga 20%; 1,150 €/m² me 50% pagesë fillestare; dhe 1,100 €/m² me 90% pagesë fillestare. Pagesat mund të realizohen deri në 2 vite. Çmimi final ndryshon në varësi të sipërfaqes, tipologjisë, katit, orientimit dhe pozicionit të apartamentit.
Projekti është i përshtatshëm për banim, pushime dhe investim, me mundësi të ardhurash nga qiraja sezonale.
Statistika
Data e publikimit: 29/09/2026Vizita të pronës: 40Çmimi për m2: €1,193.85
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni