Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+65
Papafingo Në Shitje Në Golem – Vetëm 40 Metra Nga Deti | Verandë E Madhe !!!..
Golem, Durrës
Në shitje një papafingo elegante me tipologji 2+1, e pozicionuar vetëm 40 metra nga deti, e cila kombinon komoditetin, hapësirën dhe një stil jetese ekskluziv pranë bregdetit. Prona disponon një sipërfaqe neto prej 123.94 m² dhe një sipërfaqe totale bruto prej 322 m², duke ofruar ambiente të bollshme dhe një verandë të madhe, ideale për të shijuar ditët me diell, momentet e relaksit dhe mbrëmjet në një ambient të veçantë. Apartamenti organizohet në ambient ndenjeje me kuzhinë të madhe dhe funksionale, dy dhoma gjumi komode, dy tualete dhe verandë të bollshme. E ndërtuar në vitin 2015, prona është e mobiluar me shumë shije dhe e investuar në detaje, duke ofruar një ambient të gatshëm për banim pa pasur nevojë për investime të mëtejshme. Kati i katërt (papafingo); 40 metra nga deti. Dokumentacioni: certifikatë pronësie. Prona ndodhet në një rezidencë që ofron parking për mjetet dhe kënd lojërash për fëmijë. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të kontaktoni stafin tonë.
Data e publikimit: 02/11/2026Vizita të pronës: 36Çmimi për m2: €1,217
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni