Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+5
Shitet Apartament Premium 2+1+2 te Vollga, Durrës – Pamje Panoramike nga Deti
Vollga, Durrës
Në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të Durrësit, te Vollga, ofrohet për shitje një apartament i bollshëm dhe shumë funksional, me një sipërfaqe totale prej 146 m², nga të cilat 132 m² sipërfaqe e brendshme dhe 14 m² sipërfaqe të përbashkëta. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të mirëadministruar dhe karakterizohet nga një pamje shumë e bukur dhe e hapur nga deti, duke ofruar dritë natyrale në çdo ambient. Organizimi i apartamentit: 2 dhoma gjumi të bollshme, sallon i madh dhe i ndriçuar, dhomë gatimi e veçantë, dhomë shërbimi/lavanteri e veçantë, 2 tualete dhe 3 ballkone. Pallati është shumë mirë i administruar dhe ofron standard të lartë sigurie dhe komoditeti, me roje 24 orë dhe sistem kamerash në hyrje dhe ambientet e pallatit. Aktualisht i dhënë me qira. Pozicioni te Vollga, pamja nga deti, sipërfaqja e konsiderueshme, planimetria funksionale dhe qiraja ekzistuese e bëjnë këtë apartament një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për investim.
Data e publikimit: 26/09/2026Vizita të pronës: 164Çmimi për m2: €3,097
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
