Vilë 8+1 në shitje në Sukth i Ri, Durrës – 334m², 270,000€
Vile moderne me 3 kate Për Shitje ne Sukth Te Ri Durrës
18
€270,000.00
Sukth i Ri, Durrës
8 Dhoma
3 Banjo
334
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Vile moderne me 3 kate dhe mundësi përdorimi komercial dhe rezidenciale. E pozicionuar në një lokacion të privilegjuar pranë rrugës kryesore, kjo vilë ofron mundësi të shumta përdorimi dhe është ideale për ata që kërkojnë një hapësirë të bollshme dhe funksionale. Me një sipërfaqe totale prej 334 m² dhe tokë 191 m², vila mund të shfrytëzohet si për qëllime biznesi, ashtu edhe për qëllime banimi. Kati 0 (143 m²) është ideal për t'u përdorur si njësi biznesi falë pozicionimit të tij pranë rrugës kryesore, por gjithashtu mund të shërbejë si garazh për parkim. Ka dy hyrje të veçanta: një nga rruga kryesore për hapësirën e biznesit dhe një tjetër hyrje nga rruga anësore për hyrje private në banesë. Kati 1 dhe 2 (219 m² secili) janë me planimetri identike dhe përfshijnë sallon ndenje të bollshëm dhe të ndriçuar, kuzhinë të veçuar, tualet, 4 dhoma gjumi dhe verandë të madhe me pamje të lirë. Në total, vila përmban 8 dhoma, 2 sallone, 2 kuzhina dhe 2 veranda të mëdha. Karakteristikat e vilës përfshijnë dy hyrje të ndara, një për biznes dhe një për banesë, instalime moderne, tubacione për sistemin chiller, dyer dhe dritare me cilësi të lartë me izolim termik dhe akustik, si dhe grila persiane plastike.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 12/05/2026Vizita të pronës: 186Çmimi për m2: €808.38
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni