Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Hotel në Shitje – Spille | 150 m nga Deti !
Spille, Durrës
Ofrohet për shitje një objekt 3-katësh në Spille, i pozicionuar vetëm 150 metra nga deti, në një nga zonat bregdetare me potencial të lartë për investim dhe zhvillim turistik. Objekti është ndërtuar në vitin 2009 dhe ka një sipërfaqe totale prej rreth 930 m², të organizuar në mënyrë funksionale për akomodim dhe shfrytëzim turistik. Të dhënat kryesore: 📍 Spille, vetëm 150 m nga deti - Objekt 3 kate - Ndërtuar në vitin 2009 - Sipërfaqe totale: 930 m² - Truall: 384.2 m² - Sipërfaqe ndërtese: 318.1 m² - Sipërfaqe totale e ndërtuar: rreth 800 m² - I organizuar në 4 apartamente për kat -12 apartamente 1+1 - 2 apartamente 2+1 Prona ofron një mundësi shumë të mirë investimi, veçanërisht për aktivitet turistik, apartamente me qira ditore/sezonale ose për zhvillimin e një strukture akomoduese pranë detit. Pozicionimi vetëm 150 metra nga bregdeti, numri i apartamenteve dhe organizimi ekzistues e bëjnë këtë pronë një alternativë interesante për investitorë që kërkojnë një aset me potencial të mirë në Spille. Eon146827
Data e publikimit: 10/08/2026Vizita të pronës: 198Çmimi për m2: €1,319
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni