HOTEL NË SHITJE – VIJË E PARË TEK SHKËMBI I KAVAJËS!
1
€7,500,000.00
Shkemb Kavaje, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
2082
Pershkrimi i pronës
Ju prezantojmë këtë mundësi të rrallë investimi – një hotel elegant dhe funksional në vijë të parë me detin, në një nga zonat më të kërkuara turistike të bregdetit shqiptar: Shkëmbi i Kavajës.
Detaje të hotelit:
Sipërfaqe totale ndërtese: 2082.2 m²
Sipërfaqe trualli (tokë + pishinë): 2748 m²
Dhoma totale: 39 njësi akomoduese, të ndara në mënyrë efikase dhe të pajisura për pritjen e turistëve vendas dhe të huaj
Kati përdhe (472 m²): është i konceptuar si restaurant modern, me dalje direkte në rrugën kryesore dhe pamje nga deti
Katet e sipërme (3 kate me nga 322 m² secili): ofrojnë hapësira të bollshme për dhomat e hotelit dhe ambientet ndihmëse
Pishinë relaksuese dhe zonë e gjelbëruar përreth saj
Parking privat, i dedikuar për klientët e hotelit
Pozicionuar vetëm disa hapa larg detit, hoteli ofron pamje panoramike të Adriatikut dhe qasje të menjëhershme në plazh, duke e bërë atë një destinacion ideal për pushime gjatë gjithë sezonit.
Ideale për:
Investitorë që kërkojnë të hyjnë ose të zgjerojnë praninë në sektorin turistik
Operim të menjëhershëm – struktura është funksionale dhe gati për aktivitet
Një aset i sigurt me potencial të lartë fitimprurës, në një nga zonat me zhvillimin më dinamik turistik në Shqipëri.
Na kontaktoni për më shumë informacion !
Statistika
Data e publikimit: 15/05/2025Vizita të pronës: 11Çmimi për m2: €3,602.31
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni