VILE UNIKE 3 KATESHE PER SHITJE NE 4 RRUGET , SHIJAK DURRES 280,000 € Sip. Totale 700m2 Sip. e brendshme 363m2 Dhomat e gjum
19
€280,000.00
Shijak, Durrës
3 Dhoma
3 Banjo
Pershkrimi i pronës
VILE UNIKE 3 KATESHE PER SHITJE NE 4 RRUGET , SHIJAK DURRES
280,000 €
Sip. Totale 700m2
Sip. e brendshme 363m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 3
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
Plotesisht i mobiluar
Shikime:313
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Përshkrim
Vilë për shitje në Katër Rrugët e Shijakut
Ofrohet për shitje vilë elegante dhe funksionale, e ndodhur në një zonë shumë të qetë të Shijakut, ideale për jetesë komode dhe private. Prona shtrihet në një sipërfaqe totale prej 700 m² tokë, me 300 m² truall dhe 363 m² sipërfaqe ndërtimi, e organizuar në tre kate dhe e punuar me standart tepër të lartë ndërtimi.
• Pjesa nën tokë: Ambient i dedikuar si parging ose kantiere i mbyllur, me kapacitet parkimi për deri në 7 automjete.
• Kati i parë: I organizuar në sallë pritjeje, sallë ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi dhe një tualet. Kati është totalisht i investuar me gips , tavane dekorative, instalime hidrosanitare dhe hidraulike, por pa mobilim, duke i lënë blerësit mundësinë ta arredojnë sipas stilit të tyre.
• Kati i dytë: Totalisht i mobiluar me mobilim të ri, i organizuar në sallë ndenjeje, dy tualete, dy dhoma gjumi dhe dy ballkone me ndriçim natyral.
Prona ofron mundësi për ndërtimin e një pishine, është e rrethuar me avlli rreth e qark, duke garantuar privatësi të plotë dhe siguri. Vila është e punuar me stil dhe përfaqëson një zgjedhje ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim cilësor.
📍 Zonë shumë e qetë
🏗 Standart i lartë ndërtimi
🚗 Parkim i garantuar
🏊 Mundësi për pishinë
cmim diskutohet !
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 19/01/2026Vizita të pronës: 224
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni