Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+5
San Pietro, Shesim Vilë Me Pishinë
San Pietro, Durrës
VILË ME PISHINË NË SAN PIETRO Një pronë ekskluzive në një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, e konceptuar për të ofruar komfort, privatësi dhe një stil jetese të rafinuar. Vila pozicionohet mbi një truall prej 440 m², me një oborr të mirëorganizuar dhe pishinë private duke krijuar një ambient ideal për relaks, pushime dhe qëndrime gjatë gjithë vitit. Prona ka një sipërfaqe ndërtimi prej 178 m², e organizuar në dy kate dhe shitet e mobiluar në detaje, me arredim të kuruar dhe funksionalitet të menduar për një eksperiencë komode dhe elegante. Kati i parë përfshin hollin e hyrjes, ambientin e ndenjes, kuzhinë të integruar, depo, tualet dhe dalje direkte në ballkon dhe në ambientet e jashtme. Kati i dytë përfshin tre dhoma gjumi, një tualet dhe verandë të dedikuar. Karakteristikat kryesore: truall 440 m², ndërtim 178 m², 2 kate, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, pishinë private, oborr i organizuar, verandë dhe ballkone. Prona shitet e mobiluar dhe është ideale për banim, pushime ose investim.
Data e publikimit: 09/10/2026Vizita të pronës: 81Çmimi për m2: €4,775
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni