Vilë 8+1 në shitje në Plazh, Durrës – 136m², 400,000€
Super Vilë 3-Katëshe për Shitje në Plazh, Durrës – Pranë Rrotës së Kuqe
8
€400,000.00
Plazh, Rrota e Kuqe, Durrës
8 Dhoma
3 Banjo
136
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për shitje një vilë elegante dhe moderne në zonën e Plazhit të Durrësit, pranë Rrotës së Kuqe, vetëm 300 metra nga deti. Prona ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm, me akses të lehtë dhe infrastrukturë të zhvilluar, duke ofruar privatësi, komoditet dhe standard të lartë jetese. Vila disponon sipërfaqe trualli prej 342 m² dhe organizohet në tre nivele: kati përdhe 136 m², kati i dytë 136 m² dhe papafingo 120 m². Dy katet e para, të mobiluara totalisht, organizohen në dhomë ndenjeje, kuzhinë të veçuar, 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet me ajrim dhe ndriçim natyral. Papafingoja organizohet në dhomë të madhe ndenjeje, 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete me ajrim dhe ndriçim natyral, aktualisht në fazë të papërfunduar. Çdo kat disponon ballkonin e tij individual dhe shkallë të jashtme. Prona është investuar me standarde të larta ndërtimi dhe materiale premium, duke përfshirë sistem kapot 10 cm, sistem qendror Chiller Vaillant për ngrohje dhe ftohje, sistem survejimi me kamera, sistem filtrimi uji, sistem drenazhimi për ujërat e shiut, çati me membranë dhe dritare suedeze dopio-xham, dyer dhe dritare plastike me xham triplex, jacuzzi me hidromasazh në oborr, portë kryesore me motor elektrik dhe mobilim cilësor me elektroshtepiake të markave Miele dhe Ariston. Oborri i jashtëm ofron hapësirë për parkimin e më shumë se 3 automjeteve dhe ambiente për gjelbërim ose relaks. Vila ka hipoteke dhe paraqitet si një zgjedhje ideale për banim familjar pranë detit si edhe për investim në qiradhënie ditore.
Veçori te pronës
Ballkon
Ngrohje qendrore
Alarm
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 20/05/2026Vizita të pronës: 286Çmimi për m2: €2,941.18
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni