Vilë 8+1 në shitje në Plazh, Durrës – 342m², 400,000€
Super Vilë 3-Katëshe për Shitje në Plazh, Durrës – Pranë Rrotës së Kuqe
8
€400,000.00
Plazh, Rrota e Kuqe, Durrës
8 Dhoma
3 Banjo
342
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për shitje një vilë elegante dhe moderne në zonën e Plazhit të Durrësit, pranë Rrotës së Kuqe, vetëm 300 metra nga deti. Prona ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm, me akses të lehtë dhe infrastrukturë të zhvilluar, duke ofruar privatësi, komoditet dhe standard të lartë jetese. Vila disponon sipërfaqe trualli prej 342 m² dhe organizohet në tre nivele. Dy katet e para janë të mobiluara totalisht dhe organizohen në dhomë ndenjeje, kuzhinë të veçuar, 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet secili. Papafingoja organizohet në dhomë të madhe ndenjeje, 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete; aktualisht është në fazë të papërfunduar, duke ofruar mundësi personalizimi sipas preferencës së blerësit. Çdo kat disponon ballkonin e tij individual dhe shkallë të jashtme. Prona është investuar me standarde të larta ndërtimi dhe materiale premium, duke përfshirë sistem kapot 10 cm për termoizolim dhe izolim akustik, sistem qendror Chiller Vaillant për ngrohje dhe ftohje në çdo ambient, sistem survejimi me kamera, sistem filtrimi uji, sistem drenazhimi për ujërat e shiut, çati me membranë dhe dritare dopio-xham/triplex, jacuzzi me hidromasazh në oborr dhe portë kryesore me motor elektrik. Oborri i jashtëm ofron hapësirë për parkimin e më shumë se 3 automjeteve si dhe zona për gjelbërim ose relaks. Prona përfaqëson një zgjedhje ideale për banim familjar pranë detit dhe ka potencial të lartë investimi për qiradhënie ditore.
Veçori te pronës
Ballkon
Ngrohje qendrore
Alarm
Hapsire parkimi
Lulishte
Kitchen Area
Statistika
Data e publikimit: 20/05/2026Vizita të pronës: 307Çmimi për m2: €1,169.59
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni