Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




Filluan Shitjet Ne Three Gardens Residence, Qerret !!!
Qerret, Durrës
🌿 THREE GARDEN RESIDENCE – QERRET 🌿 Një koncept i ri jetese luksoze, aty ku arkitektura moderne takohet me qetësinë e detit. Tre kulla ekskluzive, të pozicionuara shumë pranë vijës bregdetare në Qerret, ofrojnë një eksperiencë unike banimi dhe investimi. Projekti është menduar për ata që kërkojnë cilësi të lartë ndërtimi, pamje të hapur drejt detit dhe një stil jetese të rafinuar. Organizimi i projektit: - Kati 0 – Hapësira hotelerie (recepsion, lounge, restorant) - Kati 1 – Shërbime dhe njësi komerciale - Kati 2 – 15 – Apartamente rezidenciale me pamje ballore panoramike nga deti dhe pamje anësore të hapur e të ndriçuara natyralisht. Apartamentet ofrojnë hapësira funksionale dhe moderne, fasadë xhami për ndriçim maksimal dhe ballkone të bollshme me pamje relaksuese nga deti. Çmimi fillon nga 1600€/m². Skema e pagesës fleksibël: 20% me kontratën noteriale, 15% çdo 6 muaj për këstet 2–6 dhe 5% me dorëzimin e çelësave. Afati i ndërtimit është 3 vite. Projekt modern me standarde luksoze, lokacion premium pranë detit dhe menaxhim të integruar me shërbime në godinë.
Data e publikimit: 21/10/2026Vizita të pronës: 86Çmimi për m2: €2,303
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
