Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+4
Shitet Vilë Moderne – Ne Golem, Qender
Golem, Qendër, Durrës
Ofrohet për shitje një vilë në Golem Qendër, pjesë e një kompleksi rezidencial me 3 vila moderne të bashkuara. Vila është në fazë të avancuar punimesh. Janë përfunduar punimet e gipsit, uljet e tavaneve, veranda dhe shtresat në dy katet e sipërme. Po realizohen instalimet elektrike, linjat e ndriçimit dhe finimi i mureve; më pas do të realizohen shtresat në oborr dhe pllakat e jashtme. Kati 0 ka garazh për 2 automjete, lavanderi dhe dalje në oborr; kati 1 ka sallon, kuzhinë, ambient ngrënieje, tualet dhe ballkon; kati 2 ka 3 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon; kati 3 ka verandë private. Sipas projektit, kati 0 ka lavanderi 36.85 m², garazh 36.85 m² dhe oborr 160 m²; katet 1 dhe 2 kanë secili 73.67 m² dhe ballkon 8.50 m²; veranda është 75.38 m². Vila është e pamobiluar dhe në proces certifikimi.
Data e publikimit: 23/11/2026Vizita të pronës: 13Çmimi për m2: €1,500
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni