Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+3
Shitet Vilë Moderne – Ne Golem, Qender
Golem, Golem Qendër, Durrës
Ofrohet për shitje një vilë në Golem Qendër, pjesë e një kompleksi rezidencial me 3 vila moderne të bashkuara. Vila ndodhet në fazë të avancuar punimesh: janë përfunduar punimet e gipsit, uljet e tavaneve, veranda dhe shtresat në dy katet e sipërme. Po realizohen instalimet elektrike, linjat e ndriçimit dhe finimi i mureve. Mbeten për t'u realizuar shtresat në oborr dhe pllakat e jashtme. Kati 0: garazh për 2 automjete, lavanderi dhe dalje në oborr. Kati 1: sallon, kuzhinë, ambient ngrënieje, tualet dhe ballkon. Kati 2: 3 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon. Kati 3: verandë private. Sipas projektit, kati 0 ka lavanderi 36.85 m², garazh 36.85 m² dhe oborr 160 m². Katet 1 dhe 2 kanë secili 73.67 m² dhe ballkon 8.50 m². Veranda është 75.38 m². Vila është e pamobiluar dhe në proces certifikimi. Çmimi: 300,000 €.
Data e publikimit: 21/11/2026Vizita të pronës: 17Çmimi për m2: €1,500
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

