Apartament 2+1 për shitje në Plazh Iliria, Durrës!!
15
€150,000.00
Plazh Iliria Durres, Durrës
2 Dhoma
1 Banjo
110
Pershkrimi i pronës
Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, ofrohet për shitje një apartament 2+1 me sipërfaqe totale 110 m² dhe 96.1 m² të pasqyruara në certifikatë pronësie.
Prona është totalisht e investuar me arkitekturë moderne dhe mobilim cilësor, duke ofruar një ambient të ngrohtë, elegant dhe funksional.
Ndodhet në katin e 6-të të një pallati bashkëkohor me ashensor, dhe përfshin:
• Dhomë ndenjeje të gjerë me ndriçim natyral
• Kuzhinë të kompletuar me pajisje të integruara
• Dy dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka dalje në ballkon
• Tualet me pajisje të markave cilësore
• Tre kondicionerë inverter
• Impiante elektrike dhe hidraulike të rinovuara tërësisht
Falë pozicionit perfekt në Plazh Iliria, apartamenti ofron akses të menjëhershëm në det dhe ndodhet pranë të gjitha shërbimeve të nevojshme për një jetesë komode.
Një zgjedhje ideale për banim familjar ose si investim afatgjatë në një zonë me potencial të lartë zhvillimi.
Statistika
Data e publikimit: 08/11/2025Vizita të pronës: 212
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni