Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Hotel me 20 apartamente, restorant, dhe lavanderi per shitje
Plazh, Durrës
Për Shitje – Godinë 7-Katëshe me Potencial të Lartë Investimi. Ashensor | 20 Apartamente 1+1 | Papafingo e investuar si restorant | Pamje deti | 2 ambiente në katin 0 të shfrytëzueshme si njësi ose garazhe. Ofrohet për shitje një godinë moderne 7-katëshe, e ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe e pajisur me ashensor. Prona përbëhet nga 20 apartamente 1+1, secili me ballkon, tërësisht të ndriçuara dhe me organizim funksional, ideale për qira afatgjata, afatshkurtra ose për menaxhim si strukturë akomoduese. Kati i fundit është i konceptuar si papafingo e investuar si restorant, e kompletuar me kuzhinë profesionale dhe tualete, duke ofruar potencial të madh biznesi falë pamjes panoramike nga deti. Kati 0 është i ndarë në njësi shërbimi, të përshtatshme për biznese të ndryshme ose për përfitim të menjëhershëm nga qiratë komerciale. Kjo godinë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi, me kthim të garantuar dhe shumë burime të ardhurash – nga apartamentet, restoranti dhe njësitë në katin përdhes.
Data e publikimit: 14/10/2026Vizita të pronës: 76Çmimi për m2: €875
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni