Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Ambient Biznesi – Plazh Durrës (Hekurudha) në Zonë Strategjike
Plazh, Durrës
Ofrohet për shitje një ambient komercial 209 m², i pozicionuar në katin e dytë, në një nga zonat më të frekuentuara të Plazhit të Durrësit – Hekurudha, buzë rrugës kryesore. Prona ka fasadë shumë të gjerë, ideale për reklamim maksimal dhe ekspozim të lartë, çka e bën një mundësi shumë të favorshme investimi. Hapësira është e organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron ndriçim natyral, duke u përshtatur lehtësisht për një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi. E përshtatshme për: Klinika mjekësore / dentare Qendra estetike Zyra kompanish Studio profesionale Kurse trajnimi Biznese shërbimi apo tregtie Zona karakterizohet nga qarkullim i lartë këmbësorësh dhe automjetesh, afër shërbimeve kryesore dhe me akses të menjëhershëm. Një zgjedhje ideale për biznes ose investim afatgjatë. 📞 Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.
Data e publikimit: 29/12/2025Vizita të pronës: 451
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni