Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+16
Apartament 2+1 Në Shitje | Nova Residence, Golem!
Golem, Nova Residence, Durrës
Një hapësirë e re për të shijuar jetën pranë detit! Apartament tipologji 2+1 në Nova Residence, Golem, një mundësi ideale për ata që dëshirojnë të kenë një shtëpi pranë detit, në një ambient bashkëkohor dhe në një kompleks rezidencial të mirëorganizuar. Me sipërfaqe bruto prej 91.10 m², apartamenti ndodhet në katin e katërt të një godine 6-katëshe dhe ofron organizim funksional e komod. Përbëhet nga ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi, një tualet dhe një ballkon me dalje nga njëra prej dhomave të gjumit. Orientimi perëndimor mundëson shfrytëzimin e dritës natyrale gjatë pasdites. Prona ndodhet 250 metra në vijë ajrore nga deti. Nova Residence ofron cilësi ndërtimi, ashensor dhe administrim të kompleksit. Apartamenti është në proces ndërtimi, me përfundim të parashikuar në verën e vitit 2027. Dorëzohet i pamobiluar. Parkimi mund të blihet me çmim të veçantë. Pagesa: totale. Çmimi i shitjes: 127,540 €.
Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 20Çmimi për m2: €1,402
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni