Apartament në shitje Durrës, Ne Bulevardin Kryesor
8
€160,000.00
Ne Bulevardin Kryesor, Durrës
2 Dhoma
2 Banjo
73
Pershkrimi i pronës
Apartamenti pozicionohet në katin e katërt të një pallati ekzistues, buzë rrugës në Bulevardin Kryesor të Durrësit. Ai organizohet në një ambient ndenjeje me kuzhinë të përbashkët, dy dhoma gjumi, dy tualete me dritare natyrale si dhe dy ballkone, ku njëri prej tyre ofron pamje të drejtpërdrejtë nga bulevardi.
Prona do të dorëzohet totalisht e rinovuar, me investime të reja në dyer dhe dritare, instalime elektrike dhe hidraulike, sistem kondicionimi, vetrata cilësore, parket të shtruar, ndriçim LED modern si dhe dy tualete të pajisura me elementë inkaso. Gjithashtu, tarraca është e investuar dhe e izoluar sipas metodave më bashkëkohore.
Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe ofron mundësi blerjeje edhe me kredi bankare.
Për më shumë informacion, na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 08/01/2026Vizita të pronës: 6
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni